Nga datë 08 deri me 10 Mars , përfaqësuesit e Agjencisë Menaxhimit Emergjent ,Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës IHMK , Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore ARPL dhe Niveli Komunal – Vushtrri , janë pjesë e punëtorisë rajonale në kuadër të programit IPA FF në komponentët 1.1 -Planifikimi i parandalimit dhe menaxhimit të rreziqeve nga përmbytjet dhe 1.3.- Integrimi i sistemit të paralajmërimit te hershëm me pilot Komunën e Vushtrrisë.
Është hera e parë brenda këtij programi të mundësohet pjesëmarrja në këtë format me prezencë fizike , si i tillë ju mundëson përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe lokale nga i gjithë Ballkani Perendimorë dhe Turqisë të këmbejnë përvoja , arritje dhe identifikojnë zbrazëtitë të cilat duhet përmirësuar nga aspekti i temave të trajtuara. Kësaj punëtorie të realizuar me prezencë fizike ju kanë paraprirë disa punëtori dhe përgatitje të zbatuara në distancë çë nga fillimi i projektit në fund vitin e 2020.
Punëtoria mbështetet nga konsorciumi i programit IPA FF nën drejtimin e Drejtorise së Mbrojtjes Civile Italiane , ekspert të Fondacionit CIMA Itali, dhe shtete pjesëmarrëse nga Bashkimi Evropian pjese e konsorciumit IPA FF.
Rezultatet nga kjo dhe punëtoritë e ardhshme nga kjo temë do te ndihmojnë vendete përfituese te plotësojnë zbrazëtitë e identifikuara, ngrisin kapacitetet rregullative dhe planifikuese për menaxhim dhe parandalim të kërcënimeve nga përmbytjet.